Rrëfime nga Shpia
( krejt sipas rrëfimit të babait tim, Reshatit )
N’dimen ishim. Dimën i shtirë. At’herë dimen e zazhmi pej n’Shmiter e n’Shingjergj. Qysh e di unë, e pesëdhetepesta sene, u kanë. Kohë e ranë. Agën Sadik e shumë pej katunit tonë atë dimën i patën marrë e tushkitë bukur ranë n’stanicë t’milicisë, n’Zhegër. E lypshin pushkën e babës. Qysh m’e dhanë bash pushkën e babës ? Nuk mujshmi m’u ba ikajl, kurqysh…
Menxi u patum marrë vesh n’vllaznillak me dhanë nja ma t’keqe n’ven t’saj e me kapërcy diqysh atë punë. Veç shpirti i agës Sadik e di shka ka hjekë. Na s’mujshmi kurgja shka me i nimue. A, na u dhimke boll. Si ma i madhi vlla, ma. N’ven t’babës e kishmi . Veç shka mujshmi k’to puntë e shpisë, me gja e me dru e me yshym, i kryjshmi kejt na, ai s’kish shka me bajtë gajle për to, hiç. Nejke qaty n’shpi, n’sobën e madhe, se ardhshin gjinja me pa. Kaniherë u dashke edhe ky me dalë e me pa dikan, se bajke vaki, diqke najkush pej miqasisë a pej shoqnisë k’typari. S’bajke pa shku. Po, kah idarja, hala s’un’ e patum marrë veten mirë. U ban do vjet qi ishmi da pej migjallarve. Aga Rifat ma shumë i hecke pazaret, a me dru, a me gja, a me qymyr. Na me Feratin i nimojshmi sa mujshmi me mal e me do punë t’shpisë, Shahinin, si ma t’voglin, e prujshmi sa mujshmi pej punve.
E k’shtu…qaty pa dal hala n’Shingjergj, na u sos milli. Do kallamoq e patum lanë n’veti me ni kosh t’thuprav n’tavan, per me mjell. Tybe tjeter s’kishum. Kah Zhegra e kah Gillani s’kishmi mujtë me lujtë se udhtë e zanta me borë, se po për t’marrë dikun kallamoq. Kishin k’ta t’fushës, n’Zheger, n’Lladovë, po edhe n’Llashticë, Shitshin, pak shtrejtë, po e nrrojshmi diqysh me dru e me naj gja.
Ni mramje, mas darke, aga Sadik po thotë:
– Me marrë qat kallamoq e me que me blue te Demirtë. E kanë pas ni mulli qaty matanë Rekes, per tej Bahqes Bulloshit.
– E per farë, shka me ba ?, poj thotë aga Rufat qi ish nja katër – pesë vjet mas tij.
– Qilen udhtë Rufat, zdirgjmi n’Zhegër a n’Gillan. E gjajmë dikun, edhe e blejmë.
T’nesrit, e zdorgjum me saj dej te mullini, edhe e lamë. Baci Shefki na tha qi mas dy dite bahet.
U kthym perpjetë. N’fund t’livadhit n’Gudiq, e kemi pas ni furrë t’qymyrit. E dlirum pej bores, e bamë gati, edhe e lamë qashtu qi t’teret, se, menojshmi mas naj dite me kallë ni furrë dru.
Mas dy dite, aga Rufat ja zdorgji njanit do dru n’Zheger.
– Po millit shka i bajmë?, i veta unë.
Aga Sadik, m’kshyri drejt e n’sy…
– Nashta letohet pak thesi masi t’i mirret ujemi e munesh diqysh me ngjit n’krah…
Tybe, s’ish punë krahi, po qysh me ja kthye fjalën agës Sadik.
U nisa kah Gurinat, te Vorret tona, aty teposhtë, kah Pusi i Zhabës, te Prroni i Sajnav e n’Bahqe t’Bulloshit.
Dilli tu nxe, bora t’u shkri, skllotë n’tana antë, edhe boll i pata terë do apanga me vogji, po, apet u lagen t’shkretat. Shka me ba? Mujsha m’i terë apet, vej masi t’ngjitsha te shpia, me mill.
Aty te Reka, ish nifarë trani bajagi i gatë, si n’ven’ t’urës. Nuk e pata problem me dalë te Mullini, anise Reka bukur shumë ish mushë me ujë.
Kur m’pa, baci Shefki pa kie e pa kali, po m’vetë:
– Qysh do me que millin përpjetë, ti ? A n’shpinë, a ?
– Po baci Shefki. Ai vllavi ka ra n’Zheger me kie. Agës Sadik i dul punë me shkue me kali dej n’Goden… po e qoj diqysh, mos ki dert, vej qitma n’shpinë…
E drodh kryet, si shumë:
– Po me t’rr’shitë kama najkun be bir ? Kejt perpjetë e ki udhën. Edhe ma shumë se nja pesëdhetë kille mill i ki n’thes, a p’e di …?
– Po baci Shefki, po… po duhet me que diqysh, kokërr milli s’kemi n’shpi. Tek masi t’shkoj unë, kanë me gatue, pasha Zotin …
– Vallahi bacit, kali s’kam se ta kisha dhanë a qe, n’shpinë po ta qes, po ruju te Reka, qaty, se bukur shumë u que …
Ma qiti thesin e dhitë, n’krahin e djathtë. Pak e majsha me krye, pak me ni dorë edhe u nisa…
Aty te Reka, uji vej e kish m’rri tranin.
Hej bela …
Vallahi nisen me m’u dridhë pulpat e kamve. Jo per tjeter, po pej drosë se po m’rr’shet kama e po m’bje thesi… edhe qat mill e kishmi.
Kah me ja majtë ? Paçare m’i ra aty, neper tra e me dalë n’atanë. T’ishin kanë bile dy trajë…
Hala pa m’rri kah gjysa e tranit, se qysh m’ka rr’shitë kama, e me thes e me vetë e kam ra n’ujë. M’u vra, nuk u vrajta. Dej kah shoka, m’rrini uji, s’ish problem m’e dalë tash masi u laga, po thesit shka m’i ba, ma perlajti uji teposhtë.
Kam dalë diqysh pej Reke. Thesin e dhitë, me mill e kish bajtë uji teposhtë.
S’pata kohë as m’i shtrydhë teshat. Kllap ujë… ja kam nis me nga e teposhtë për skej Reke, nëpër ara t’Haxhve, me zanë diqysh.
Thesi nëpër Rekë, unë nëpër ara. Dikun m’sharrojshin kamtë arave qi ishin ba ugar n’vjeshtë, po edhe aty ku ish ma butë e ish shkri bora, po kush kish nge ma me kshyrë ku po sharroj, vej qysh me m’rri dikun me naj ven’ ku mujë me kapë thesin, se qysh me shku pa mill te shpia …?
Bre, aty, e bre aty … badihava! Sa e kapercjesha përskunrej thesin, sa m’kapërcejke, s’ish fija me gjetë ni ven’ ku mujë diku me zanë a me nxerrë pej reke.
E pashë qi vetë ma s’mujsha me ba gja, ja kam nisë me piskatë. Nga e piskat:
– O mulne bre, se ma murrë Reka, o mulne bre…. as vetë nuk e di dej sa kam piskatë qashtu, a kush m’ka ni, a kush s’ka ni. Me pa kerkan s’e pashna.U bana vej i katerqinti. I kaperceva Haxhtë. vizavi me prronin e Buricës, nuk p’e shoh kanë. Perpak m’hupi sysh edhe thesi. Ish kanë pas pshtjellë me ni rrajë shelne, po qysh m’u afrue n’skej t’saj? S’ish fije…
Ura e Malokve tash nuk ish larg… Jam permledh teposhtë me m’rri aty, para thesit.
Se qysh kam zanë n’thue me ni megjë are e kesh kah e thej kryet. A u vrajta a s’u vrajta, s’pata kohë me kshyrë veten n’atë të nxehtë, vej jam merthye e kah ura, tuj piskatë qahstu, si i trentë:
– O mulne bre, mulne bre, se ma morri Reka thesin…
Haj, tybe n’e paça pa kah kish dalë a qysh kish ni, Zeqiri i Azizit, nipit tonë pej Selishte… Ish shtri permi Urë t’Malokve, ni urë pej druni, edhe e kish kapë pahiri per vege thesin e millit, edhe nuk e l’shojke.
– O gutu, bre, gutu se s’unë p’e maj vetë, vallahi … thirrke sa mujke, a nuk e dijke qi isha unë !
Pej g’zimit qi e kish kapë thesin, s’kam mujtë as m’i kthye za, M’u lidh n’fyt i bekumi, vej kam nga qashtu si i trentë e jam shtri n’skej tij permu ujë, edhe ja kam ngitë n’anën tjetër t’thesit…
Jep ai, e jep unë, ni hamle qashtu, hiç s’na shkojke menja qi mujna me ra edhe na n’Rekë…edhe kur do Zoti, e nxerrum diqysh pej Reke.
O, dynjaja u ba e jemja.
Ja kam ngjitë per qafe e, e shtrengojsha sa mujsha, Zeqirin , ket nipin tonë, qi m’i pshtoj pa m’dalë mentë pej kresë.
Ai, kur m’pa qi jam unë, gati sa nuk shperthej n’vaj
– Qysh koke ba k’shtu ibret, more dajk ?
E t’m’i hoq teshat e trasha, t’m’i shtrydhi mirë.
– Vishi tash, se tybe s’unë ishe ngjitë perpjetë me to. Po, shka p’i ban thesit tash ?
Nuk e kisha ma, gajlen teme.
– Athue a m’u ka lag milli be dajk ?
– O jo, thesi i dhitë tek asht, s’ka mujtë m’u lagë, po qysh e qon, se ?
– A, hiq mos e baj atë gajle, tash, ja ktheva. vej qitma n’krah, se Rekë me kapërcye s’kam ma.
Edhe pasha Zotin, si ma ka qitë n’krah, aty te Ura e Malokve, kam kapercye xhaden e perjetë Kodrës Mullinit, te Rrasat, Sokakit Terzijav, kah Megjarja … e vej kur e kam l’shue para derës shpisë…