“Kush i lanë vitet e mia”, intepreton Sabri Fejzullahu
Kur një ditë do të kthehesh prapë tek unë
mbase i ke humbur t’gjitha n’botë.
E përbuzur dhe pa krenari
Kokëulur e sytë të pikojnë lot.
– Kush m’i lanë vitet e mia tash?
Kush ma kthen buzëqeshjen që kam humb?
Kush mi kthen netët e gjata mu?
Shumë vite kaluan, e tash është vonë.
Mik të ngushtë tash kam vetminë,
ndërsa natën unë e kam vëlla –
e dashnore kam pikëllimin
mos u kthe, se s’dua me t’pa
E di mirë si shkove, kur u ndamë
Ti e din sa lot kam derdh’ për ty
Sot po kthehesh dhe po kërkon ndjesë
Harrove kur më shkele n’besë.
ObserverKult
Lexo edhe:
THANË SË KISHTE NDËRRUAR JETË, REAGON SABRI FEJZULLAHU: ËSHTË HERA E KATËRT BRENDA TRE MUAJVE…
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshme në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon.
Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.
Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.
Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësore është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim, transmeton ‘fjala.al’.
Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla për të. Më pas ai përfundon duke thënë se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai nuk do të jetojë më…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU