Sabri Fejzullahu: Le t’kujtohet vaj i imi… kur të zë o ty mallkimi… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Le t’kujtohen këngët e mia” e kënduar nga Sabri Fejzullahu

Që nga ajo ditë që shkove
jetën time g’zimi e harroi
dhe ky shpirti im i vuajtur
këngë të g’zuar më nuk këndoi

Gjithë thesarin e kësaj bote
do t’ia falë atij që më tregon
se gëzim as ti nuk gjete
se dhe ti si unë, jetën mallkon

Ende kam në vete krenari
për njëqind vjet vetmi
edhe forcë që t’mos pranojë
kurrë më s’do të dashuroj

Le t’kujtohen këngët e mia
le t’kujtohet dashuria
le t’kujtohet vaj i imi
kur të zë o ty mallkimi
kur të zë o ty mallkimi

Gjithë thesarin e kësaj bote
do t’ia falë atij që më tregon
se g’zim as ti nuk gjete
se dhe ti si unë, jetën mallkon

Ende kam në vete krenari
për njëqind vjet vetmi
edhe forcë që të mos pranoj
kurr më s’do të dashuroj

Le t’kujtohen këngët e mia
le t’kujtohet dashuria
le t’kujtohet vaj i imi
kur të zë o ty mallkimi
kur të zë o ty mallkimi

ObserverKult

Lexo edhe:

SABRI FEJZULLAHU: NË ËNDËRR SHPESH MË SHFAQESH TI..(TEKSTI DHE KËNGA)