Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të dashura për publikun shqiptar, “Ma ke prishë gjumin e natës”… intepretuar nga Sabri Fejzullahu e Ledina Çelo
Ku t’kam pa moj bukuri,
flokun e artë, synin e zi,
ma ke prishë gjumin e natës,
moj e rrituna n’çarshi.
Mos kujto se është e lehtë,
dhe me merr ti me dy fjalë,
une për vete s’jam e qetë
nuk e di ç’më djeg një zjarr.
Po ma thuaj zjarrin e zemrës,
mos më lë kaq shumë të pres.
Nuk e di a të besoj,
fjala jote më trazoj.
Do t’sjell krushq djemt e Prishtinës,
lahutarë o prej Dukagjinit,
një duvak o ta sjell prej Shkodre,
krushq të parë o prej Kastriotëve.
ObserverKult
Lexo edhe:
THANË SË KISHTE NDËRRUAR JETË, REAGON SABRI FEJZULLAHU: ËSHTË HERA E KATËRT BRENDA TRE MUAJVE…
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshme në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon.
Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.
Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.
Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësore është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim, transmeton ‘fjala.al’.
Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla për të. Më pas ai përfundon duke thënë se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai nuk do të jetojë më.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU