Sabri Fejzullahu: Në ëndërr shpesh më shfaqesh ti… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Në ëndërr” të Sabri Fejzullahut, njërën nga perlat e hershme të tij, me tekst të Arif Demollit.

Në ëndërr shpesh më shfaqesh ti,
Plot gaz, jetë e lumturi,
Plot mirësi edhe plot nur,
E plot magji krejt si dikur.

Pastaj nuk vi dot në vete,
Nga misteri i kësaj jete,
Përse më djeg po ai zjarr?
Përse më ndjek deri në varr?

Ato flakë pse s’fashiten ?
Nëpër vite që radhiten?
Përse harresa nuk të merr?
Përse më bëhesh më mister?

Kur u vyshka bukuria
Pse s’u zbehka dashuria
Përgjigjen s’e gjej askund
Përqaf vuajtjen e pafund

Pse s´thashë të du,
Sa ishe këtu,
O pse s´thash të du
Sa ishe këtu

Edhe kur krejt i kam me grat,
E s´kam kohë as për gjumë,
O m’eja në ëndërr për çdo natë,
Dhe le të vuaj dhe më shumë,
Dhe le të vuaj dhe më gjatë,
Se ndryshe nuk mund t´kem gat’
E nuk tjeter fat,
e unë nuk kam tjetër fat!

Pse s´thashë të du,
Sa ishe këtu,
O pse s´thash të du,
Sa ishe këtu!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

—————————————-

LEXO EDHE: SABRI FEJZULLAHU: SHUMË VJET KALUAN QË S’ISHIM PARË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Shumë vjet kaluan që s’ishim parë,
Si t’i harroj këto vrragë mbi ty,
M’vjen për të klithur e për të qarë,
Shumë më mirë t’mos kisha sy.

Mbi flokë të kishte reshur borë,
Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,
Ku janë ata sy ku ajo dorë,
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë?

Ti ke qenë simbol i bukurisë,
Krijuar nga një dorë hyjnore,
Ndaj i besoja amshueshmërisë,
Dhe të tillë të kujtoja prore.

Mbi flokë të kishte reshur borë,
Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,
Ku janë ata sy ku ajo dorë,
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë?

Kohë e egër, kohë tinzare,
Gjurmë që paska lënë mbi ty,
Shumë më mirë t’mos ishim takuar fare,
Shumë më mirë t’mos kisha sy…

Sabri Fejzullahu