Sabri Fejzullahu: Shpirt magjie (Teksti dhe kënga)

Paska reshë, kjo bukuri, paska reshë
Trupit tënd si i ka hije,
Vjen e bjen shikimin tim, vjen e bjen,
sikur valë, liqen Ohrie.

A je borë e Lubotenit, a je?
Apo erë e detit Jon?
Zjarr u kallsha maj Tomorit, o hej,
F’tyra jote më freskon.

Unë nuk di, nuk di, të jem poet,
Unë nuk di të bëj vjersha dashurie,
Ku ka vjershë që e zë brenda,
Frymën tënde, shpirt magjie.

Paska reshë, kjo bukuri, paska reshë,
Trupit tënd si i ka hije.
Vjen e bjen shikimit tim, vjen e bjen,
sikur valë, liqen Ohrie.

Nuk ka ngjyrë në fund të detit, nuk ka,
As në qiell aq shumë kaltri,
Sa ka trupi shpirti yt, sa ka,
Aq freski, aq bukuri.