U takuam së pari, n’kafenë “Romantika”,
kishe sy të kaltër dhe fytyrën pika-pika.
M’u duke e gëzuar, e ecje si flutur,
dashuri e ndaluar, m’u duke aq e bukur,
oh, sa e bukur!
Binte shi i lehtë, valë- valë frynte era,
unë nuk dëshiroja që t’vijë pranvera,
ajo stinë e dasmave, në trollin arbnor,
u bëfsh nuse e bukur, me njëqind dasmorë.
Kur kalojne krushqit, kah shtëpia ime
e ndjej se marrin, dashurinë time,
jo, jo shpirti im, nuk e pres unë kthimin.
n’kafenën “Romantika”, e gjeta mallkimin,
gjeta mallkimin!
Binte shi i lehtë, valë-valë frynte era,
unë nuk dëshiroja që t’vijë pranvera,
ajo stinë e dasmave, në trollin arbnor,
u bëfsh nuse e bukur, me njëqind dasmorë.