Këngë që s’harrohet/ “Të fala nga Prishtina” interpretuar nga Sabri Fejzullahu (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut, e kënduar në Akordet e Kosovës, në vitin 1984 , me muzikë të Musa Piperkut.

Këtu dhe dita fillon nga dashuria,
qyteti rritet në bukuri.
Këtu dhe jeta nxiton kah dituria,
e dielli sodit me lakmi.

Verë në bozhure e verë në ne,
anembanë ushton jehona.
Yje të reja lart mbi dhe
shend e verë në zemrat tona.

Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë
besa-besë si gjithherë.

ObserverKult

————–

Kliko edhe:

KËNGË TJETËR E SABRI FEJZULLAHUT: ISHTE VONË TË BIJA NË DASHURI (TEKSTI DHE KËNGA)

flokut sabri fejzullahut

Teksti: Arif Demolli

Ishte vonë të bija në dashuri
Aty ishin gruaja, femijët e mi
Por kur kalove pranë kopshtit tim
Shpirtin se ç’ma dridhi një shqetësim

Po ti s’dije gjë as s’më shikoje fare
Se të trazonin shikimet djaloshare
Aq të bënte për fqinjin e hutuar
Midis librash e kopshtit të lulëzuar

Ku ishe fshehur e s’të kam parë
Ti lulëzove kaq papritur
Paj thjesht më vinte për të qarë
Bukuria jote më ka mahnitur

Ku ishe fshehur e s’të kam parë
Ti lulëzove kaq papritur
Paj thjesht më vinte për të qarë
Bukuria jote më ka mahnitur
Bukuria jote më ka mahnitur

Midis pemësh rrija e prisja n’ethe
Që të të shihja së paku nëpër gjethe
Për një çast të ndihesha i ri
Dhe te çmallesha me atë bukuri

Kur erdhën krushqit nga një qytet tjetër
Dhe zbrazën një pushkë në stilin e vjetër
Një gjethe e verdhë te këmbët më ra
Kopshti dhe shpirti m’u bënë Sahara.

Kliko për ta dëgjuar KETU

ObserverKult