Nëse të pret vdekja
është shenjë e mirë:
je duke jetuar.
Nëse je gjallë
është shenjë e mirë:
ke lindur të vdesësh.
Nëse ke vdekur
është shenjë e mirë:
dikur ke jetuar.
Në këtë urë kalimtare
mbetet gjallë kujtimi:
erdha pashë e rashë.
ObserverKult
Lexo edhe: