Çun Lajçi: Stinë t’sosuna

Janë do vite me emna t’harruem
Fryhen si lumejtë mbas reshjeve e t’marrin
S’të pyesin a kanë dhimbje stinët
Ujë pinë bashkë me ty
T’lanë n’rrema verrash turbullimit ikin
Janë do ditë që plakën pa rrudha
Janë do netë që ta hanë orën
Kur përpiqën akrepat.