“Oh moj ti me sytë e zi, që ke buzën si qershi…”(teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni njërën nga këngët më të bukura të Sabri Fejzullahut: “Oh moj ti me sytë e zi”. Teksti i kësaj kënge himn, është shkruajtur nga Aleks Stavre Drenova Asdreni.

Kënga i takon periudhës së parë interpretuese të Sabri Fejzullahut, por dëgjohet me ëndje edhe sot e kësaj dite.

Ajo është kënduar edhe nga këngëtarë të tjerë, të shumtë, ndër tjerash edhe nga Sidrit Bejleri, por origjinali, varianti i parë është ai që fiksohet në mbamendjen e publikut.

Teksti

Oh moj ti me sytë e zi
Që ke flokun porsi ar
Eja mesin të ta marr
Se po s’erdhe do të vij.

Oh moj ti me sytë e zi
Që ke buzën si qershi
Falma dorën dhe mos rri
Se po s’erdhe do të vij.

Ah moj ti me sytë e zi
Me vështrimet si rrufe
Falmi sytë që me sheh
Se po s’erdhe do të vij.

Oh moj ti me sytë e zi
Me ato lule rreth në brez
Me jep nji lule të mos vdes
Se po s’erdhe do të vij.

Përgatiti: T.Murtezi/ ObserverKult

Dëgjojeni duke klikuar në link, të kënduar nga Sidrit Bejleri

SIDRIT BEJLERI: OH MOJ TI ME SYTË E ZI (TEKSTI DHE KËNGA)


Lexo edhe:

SABRI FEJZULLAHU: LE T’KUJTOHET VAJ I IMI… KUR TË ZË O TY MALLKIMI… (TEKSTI DHE KËNGA)

Që nga ajo ditë që shkove
jetën time g’zimi e harroi
dhe ky shpirti im i vuajtur
këngë të g’zuar më nuk këndoi

Gjithë thesarin e kësaj bote
do t’ia falë atij që më tregon
se gëzim as ti nuk gjete
se dhe ti si unë, jetën mallkon…

Këngën e plotë e gjeni KËTU