-Mami, mund të më ndihmosh të lidh këpucët, të lutem?
-Mund ta bësh vetë bija ime.
-Po psee? Nënat e tjera ua lidhin fëmijëve këpucët.
Nga Sabrina Ferri
-Unë ta kam treguar se si lidhen, tani do të ta tregoj dhe një herë të fundit, por pastaj duhet ta bësh vetë… Shiko me kujdes, ja kështu lidhen.
-Por ti më lidhe vetëm një këpucë! Po tjetrën?
-Ti më kërkove ndihmë dhe unë ta dhashë. Mund ta lidhësh vete tjetrën.
-Nuk e bëj dot, nuk jam e zonja.
-Je e sigurt?
-Po
-E ke provuar?
-Ti e di që e kam provuar, nuk mundem.
-Ndoshta nuk mundesh për fajin se nuk je përpjekur mjaftueshëm?
-Ti nuk më do mua.
Vërtet mendon se dashuria nënkupton që një nënë gjithmonë duhet t’i bëjë vetë ajo gjërat për fëmijën e saj? Jo kështu, zemra ime. Unë mund të të mësoj se si të lidhësh këpucët, por duhet të jesh t’i që ta bësh atë. Në jetë nuk do të jem gjithmonë me ty.
Një ditë do ta gjesh veten duke u përballur me situata shumë më të vështira se sa një lidhje këpucësh. Dhe përballë atyre situatave mbase unë nuk do jem të të mësoj si ti kalosh.
Do duhet të bësh gjithçka vetë dhe do duhet të bësh shumë tentativa para se të kapërcesh një pengesë.
Nuk duhet që të heqësh dorë!
Ti kurrë nuk duhet të dorëzohesh!
Nuk dua që ti të thuash se nuk mund ta bësh diçka.
Beso në veten tënde, në çdo ditë të jetës.
Asnjëherë mos dysho tek vetja. Provo, provo përsëri, provo derisa të mund t’ia dalësh në rrugën tënde, dhe më në fund t’i thuash botës që ja dole mbanë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ISHTE GATI T’I JEPTE FUND JETËS/ EMA ANDREA: “MË SHPËTOI BIJA IME”