Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk

Foto ilustrim

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

“Kur njeriu flet shumë, e thotë edhe atë që nuk është dashur ta thoshte.”– Cofucious

“Ata që din të flasin, flasin shkurt.”- Fyodor Dostoyevsky

“Pusho së foluri atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë, ose ai me të cilin je duke biseduar. Fjala e pathënë është flori.”– Leo Tolstoy

“Askush nuk do të dëgjonte duke folur, në qoftë se nuk do ta dinte se e ka radhën pas teje.”– Ed Hone

“Edhe biseda më e mençur përgjumet në veshin e kokëtrashit.”– William Shakespeare

“Ka shumë pak njerëz që nuk bëhen interesant kur pushojnë së foluri.”– Mary Lawry

“Po ta lejoni cilindo njeri të flas së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë.”– Stivensoni

“Sado i mençur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk lë pa e thënë ndonjë budallallëk.”– Alexandre Dumas

“Oratoria është arti i mashtrimit.”– Montenji

ObserverKult


Lexo edhe:

SONETET E EQREM ÇABEJT PËR TË SHOQEN, SHYHRETIN

Vargjet e profesor Eqrem Çabej për të shoqen Shyhretin. Një histori dashurie që nisi kur gjuhëtari i kishte kaluar të 40-at, ndërsa ajo vetëm 28 vjeçe, në pranverë të vitit 1949.

“Kur do të shihemi, lus të bjerë shi / Pikë pas pike gjithë kësaj nate / Që kur të dalim bashkë un’ e ti / Mbi pllaja kodra dielli ka ratë …” 

Eqrem Çabej do t’i shkruante këto vargje në vitin 1951, nën padurimin e bukur që i sillte takimi me vajzën 28-vjeçare Shyhret. Mënyra sesi ajo fliste, dashuria e përbashkët për librat dhe gjithçka tjetër në ato biseda të shkurtra, ia shtonin padurimin për ta parë sërish. Në mbrëmjet që i kalonte i vetëm, ai hidhte në fletore vargje për të, vargje që një ditë do t’i radhiste në një fletore për t’ia dhuruar.

Ishte 1 janari i vitit 1951, kur Eqremi 42-vjeçar i dhuron Shyhretit një fletore me tetëmbëdhjetë sonete shkruar për të…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU