Saimir Braho: Dua mëngjeset e majit, kur këndon bilbili i bukur…(teksti & kënga)

Dua mëngjesët e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur
Dua lulet të fushësë
Në mëngjes kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupësë
Vete me vrap që t’i presë

Por nga gjithë ato më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë.

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjt’ e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe zhdëfrejnë kët’ zemrën e zjarrtë
Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë.

Por nga gjithë ato më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe përjetë të ketë lirinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROVENA DILO & SAIMIR BRAHO: KUR XHIROHEJ NJË FILM (TEKSTI DHE KËNGA)

Një ditë e re po zgjohet,
dhe bashkë me të një dashuri,
gëzimin tonë përcjellin
në rrugë, në rrugë, me mijëra sy.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një qiell, një diell, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd’rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.

Në krahun tënd mbështetem,
tek unë, tek unë mbështetu ti,
me dora mbi fëmijët,
si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.

Tekstin e këngës së plotë mund ta lexoni KËTU:


“ËNDËRROJ” KËNGË E PAHARRUAR NGA GRUPI I NJOHUR “RITFOLK” (TEKSTI DHE KËNGA)

Ritfolk është një nga grupet rock më të njohur shqiptar, e që ishin aktiv në vitet 1990-2001. Anëtarët ishin Altin Goci, Saimir Braho, Aleks Mazniku dhe Enris Qinami. Në vitet 1990-1994 këndonin vetëm Altini dhe Saimiri.

Në dhjetor të vitit 1991, Ritfolk marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Ëndërroj”, tekstin e së cilës këngë e gjeni në vazhdim:

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult