Saimir Kumbaro rrëfen skenat intime mes Rajmonda Bulkut dhe Fllokos: Timo mori çarçafë nga shtëpia e tij (Foto)

Ai ka qenë një film që ka hapur shumë diskutime dhe ka thyer tabu.

Filmi “Vdekja e Kalit” ka qenë i pari në kinematografinë shqiptare ku nuk është censuruar një puthje mes dy aktorëve protagonistë.

Lidhur me të është rikthyer të flasë edhe regjisori i shquar, Saimir Kumbaro.

Në një intervistë të gjatë mbi filmin shqiptar dhe Kinostudion “Shqipëria e Re”, një prej regjisorëve më të shquar të saj, Saimir Kumbaro, rrëfehet edhe në lidhje me skenat e xhirimit të filmit “Vdekja e Kalit”, ku protagonistët kryesorë kanë qenë aktorja Rajmonda Bulku dhe aktori Timo Flloko.

Saimir Kumbaro tregon skenën intime mes Bulkut dhe Fllokos, duke dhënë detaje për mënyrën se si u realizua ajo.

“Për fatin tim, në sheshxhirim erdhi një gazetare e RAI-t. Aktorët, për të treguar që ishin të emancipuar dhe që nuk kishin komplekse të këtij lloji, pranuan që ta realizojnë skenën, por Flloko kishte një kusht: Duhet të përdornim çarçafët e shtëpisë së tij.

Unë nuk e konsiderova fare kusht në fakt, ishte në dobinë e filmit. Siç ju thashë, të ardhurat ishin aq të vogla saqë aktorët nuk mund t’i pengonim për asgjë.

Mua realisht më duheshin çarçafë me ngjyra, por nuk kisha se ku t’i gjeja. Por meqënëse Flloko u ofrua, pranuam dhe e xhiruam skenën”, ka treguar kohë më parë Kumbaro.

“Përfitova nga agonia e sistemit për të bërë një film pa censurë”.

I pyetur nëse aktorët pranuan me lehtësi, ai tha: “Jo vetëm nuk e pranuan me lehtësi, por e refuzuan. As Timo dhe as Monda nuk donin që puthja të realizohej”./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SHAJNË FILMAT TANË, SE “PRISHIN” RININË… PO RINIA PO DEGJENEROHET NGA KËTO GJËRA…

Aktori Timo Flloko, pak kohë më parë ka kërkuar falje publike për disa role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe që kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, u shpreh Flloko në një intervistë.

Por ai ka folur edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult