“Saja fluturuese” e Avni Deharit fiton çmimin “Ymer Elshani”

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” në takimin përmbyllës XXIV, që u mbajt së fundmi në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, e shpërbleu librin “Saja fluturuese” të autorit Avni Dehari me çmimin “Ymer Elshani” për librin më të mirë për fëmijë të botuar ndërmjet dy karvanëve.

Lajmin e ka bërë me dije vet autori avni Dehari në llogarinë e tij Facebook.

Libri “Saja fluturuese”, me ngjarjen që trajton, i këshillon të vegjlit që në abetare ta përvetësojnë shkrim-leximin ‒ çelësin magjik, me të cilin hapet dera e botës së mrekullive të dijes.

“Fëmijëve u dëshiroj lexim të këndshëm me “Sajën fluturuese”! Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” i dëshiroj që në të ardhmen edhe më me sukses ta kultivojnë letërsinë për fëmijë”, ka shkruar autori Dehari.

ObserverKult


Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: DITARI

Poezi nga Pier Paolo Pasolini

I rritur? Kurrë – kurrë -!
Bash si vetë ekzistenca
që nuk piqet kurrë
duke qëndruar gjithmonë e papjekur
nga dita e mrekullueshme në ditë të mrekullueshme –
unë sall mund t’i qëndroj besnik
monotonisë mahnitëse
të misterit.
Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk e kam braktisur
veten në lumturi,
kjo është arsyeja pse
në ankthin e mëkateve të mia
unë kurrë nuk jam prekur
nga pendimi i vërtetë.
I barabartë, gjithmonë i barabartë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


charlie chaplin
Charlie Chaplin

CHARLIE CHAPLIN: NUK NDIEJMË SA DUHET… NA MUNGON NJERËZILLËKU…

…Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.

Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut.Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë. Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive.
Dija na bëri të ktheheshim në cinikë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult