Salajdin Salihu: Edhe dashuritë arratisen

Elita - nga salajdin salihu


Edhe dashuritë arratisen lodhen si njerëzit
Kanë nevojë të shëtisin
Kanë nevojë për ajër të pastër
Në tjera kështjella ndjenjash të strehohen
Dashuritë janë si njerëzit, e dashur
Tradhëtojnë vetveten
Dhe kthehen aty ku kanë lindur
Si gjithësia
Te një çast i vetëm

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: PUTHMË, MOJ E DASHUR PUTHMË…