
Te ky gur
Jam unë. Lëkura pa asht
Jam ëndrra
që sheh ëndërr ëndrrën e vet
Syve të fluturave
Fshehur nëpër duart e luleve
Te një verë pa verë
Kambanave pa mrize
Kërkoj
E kërkoj
Nuk i gjej se nuk i gjej
Thonjtë e thinjur
Plasave të erës
Kthehem e kthehem
Hijeve të rrufeve
Thërras hijen time
Me një fletë gjethi
Në zgur
Te ky gur
ObserverKult






