Salvatore Adamo: Tombe la neige/ Bie borë, ti nuk do t’vish sonte (teksti dhe kënga)

Bie borë
Ti nuk do t’vish sonte
Bie borë
E zemra ime vishet në t’zeza
Ky vargan i mëndafshtë  
I gjithi me lotë t’bardha
Zogu n’degë
Vajton magjishëm
Ti nuk do t’vish sonte
Thërret dëshpërimi im
Por bora vazhdon t’bjerë
Intrigë zemërngrirë

Bie borë
Ti nuk do t’vish sonte
Bie borë
E gjitha e bardhë nga dëshpërimi
Qartësi e trishtë
Ftohtësi dhe mungesë
Kjo qetësi e neveritshme
E t’bardhës vetmi
Ti nuk do t’vish sonte
Thërret dëshpërimi im
Por bora vazhdon t’bjerë
Intrigë zemërngrirë
Por bora vazhdon t’bjerë
Intrigë zemërngrirë

Përktheu: Çlirim Lazaj 

ObserverKult