Skënder Rusi: Ti ike nga përqafimi im

Ti ike nga përqafimi im,
Siç ikin nga pemët zogjtë e trembur!
Unë vazhdoja të shtrëngoja në gjoks,
Pjesën tënde që më kishte mbetur!

Kjo është ca e marrëzishme apo jo!?
Por gjithmonë kur ikën ti, diçka mbetet!
Që është edhe s’është në të njejtën kohë,
Ajër që për çudi, bëhet erë kur preket!

Ti ike nga zjarri im,
Gjithnjë me frikën se mos përcëllohesh!
Budallaqe, nga flakët e mia,
Asnjëherë s’digjesh,
Vetëm mund të ngrohesh!