Ma jep ditën time;
që unë të kërkoj sërish
një fytyrë të përgjumur prej vitesh
që një litar ujërash
e bën të tejdukshme;
që unë të qaj, e dashur, për vetveten.
Rrugëtoj në zemrën tënde,
e është si një takim yjesh
në arqipelagë të pagjumë,
natë, vëllazërohu me mua
fosil i dalë nga një valë e lodhur;
Një lakore orbitash të fshehta
ku të ngulur jemi
me barërat e shkrepat.
Përktheu: Zimo Krutaj