
Sami Frashëri tha:
Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.
• Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
• S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.
• Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
• Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
• Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.
• Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
- Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve!
• S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
• Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
• Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
• Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
• Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. / ObserverKult