Qytetëria është rojtj’ e njeriut mi dhet me dituri, me urtësi, me butësi, me pasje e me çdo farë lehësije. Tri farë rrojtjet ka në jetët për njerinë: Qytetëria; Barbaria dhe Egërsia. Thamë ç’është qytetëria; barbaria është një rrojtje pa dituri, me shumë mundime e pa urtësi të vërtetë, po me zakone e me një mënyrë që s’munt të thuhetë rrojtje njeriu; egërsia është një rrojtje kafshe të egërë, pa mbledhje(shoqëri), pa zakone, pa shtëpi, pa nonjë farë njerëzie. Njeriu është çpikurë në egërsi e dalëngadalë ka artiturë në qytetëri duke shkuarë nëpër barbarit. Dituatia edhe gjërërat’ e gjetura nënë dhet e kanë treguarë sot faqeza qysh njeriu ka qenë një herë, më një kohë fort shumë të vjetërë, i egërë, qysh ka rrojturë lakuriq nëpër vrima të dheut, nëpër stepa të maleve e nëpër guva’ të shkëmbënje, duke ngrënë lëndë e rrëmja barërash duke e bërë gjah ca nga kafshët’ e duke përmbyturë me ca të tjera; qysh pastaj nga pak’ e nga pakë ka gjeturë metaletë, qysh është mësuarë të qepnjë e të veshnjë rroba; qysh janë mbledhur’ e kanë bërë pshatra e qytete, qysh janë ndarë më komba e kanë zënë të rrojnë bashkë me zakone, më së fundi qysh kanë gjeturë gjithë këto gjërëra që shohëmë sot, të cilat’ e bëjnë njerinë me të vërtetë mbëren’ e naturësë.
*Titulli i origjinalit: “Qytetëria”