Sarah Isufi: Kam mbetë nji cucë dimni!

I kam pa andrrat
si, n’vel të bardhë
m’kanë përhumb shikimin
e m’kanë terrun ditën.
Kam pa rrjetë të rregullt konceptesh
shkatërruem, dënuem.
Jam thurun n’fjalë të rana vrazhdë
e të thyeme butë,
n’rojtarë kufijsh me tokë të paktë
e ajër të rrallë.
E në të ngrohtë jam strehue,
me nji cucë dimni, rrugën kam përshkue.

Kam pa të vërtetat,
që çjerren me ra n’sy,
si nuk janë ma të vërteta të shijes tem.
E dallgë, që shkumojnë rrëfenja të shpejta,
si nuk janë ma dallgë të detit tem.
Kam pa si nuk jam ma ktu, as atje.
Kam pa si s’di me pa, as me fol, as me shkrue.
Kam pa cucën e dimnit, si n’dimën m’ka shoqnue.
E me randsi, akulli s’ashtë tret,
me randsi, nji cucë dimni kam mbetë!

*Titulli i origjinalit: “Cucës s’dimnit”

ObserverKult


Lexo edhe:

GABRIELA MUJAJ: LAJMËROJ SE KA DEKË NJI DASHUNI…