
S’fundmi jam zgjue në nji botë
pa biseda të vogla,
pa vakte të ngrame shpejt,
e pa xhinse të ngushta.
Jam zgjue e kam kuptue
se kujtime kam shumë pak.
Aq pak sa shpesh m’asht dashtë me trillue:
nji vit ma të gjatë studentor,
nji oborr me hije hardhie,
nji vete ma të sigurt, kushedi.
S’fundmi jam zgjue në nji botë
ku drita bie herët mbi tokë,
e zemra bahet e ç’bahet
fill kur asht shumë vonë.
Këtu s’ka nevojë me trillue.
Këtu stinët e orët kanë ndryshue.
ObserverKult
Lexo edhe:






