Sazan Guri: Mos u ulni në shezllona! Janë me mikrobe! Është lekë i humbur!

Ambientalisti shqiptar, Sazan Guri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje pushuesve që të mos ulen në shezllone kur shkojnë në plazh.

Postimi i plotë i tij:

Pse nuk duhet ulur në shezllona?

1. Janë të shtrenjtë, shumë bilez, nga 10,000 në rërat tona në 20,000 në Sarandë deri në 40,000 në Ksamil. Shiten disa herë në ditë, tmerr, nuk ka një orar aksham pazar p.sh turp…

2. Është lekë i humbur, se duket sikur i bie që të paguash edhe për tavolinën brenda lokalit. Është tavolinë në plazh, ku ti mund të shërbehesh me pije të lehta edhe aty në shezllon.

3. Edhe për inat, se ku e gjen ai pronar mortja këtë të drejtë, që edhe të mori hapësirën publike për lokal dikur me pisha, pastaj hapësirën për jashtë lokalit, pastaj edhe rërën apo shkëmbin përpara lokalit, pastaj edhe detin para tij, tmerr kur e mendon që ti merr të gjitha…

4. Kjo që është më kryesorja për shëndetin tënd. Çdo rrobë e shezllonit është me pore ose porozitet të lartë, rrobë e cila nuk lahet kurrë. Dhe mikrobet e njërit apo tjetrës lëkurë ngelen aty, kremrat pa fund që lyhen e zhgryhen shumë njerëz, pa lë ndonjë me sëmundje lëkure, ku i dihet. Pra, paguan që të sëmuresh… tmerr.

5. Shtrirja në zajë, shkëmb apo rërë është një nga perlat e mjekimit të njeriut. Dihet se plazhet shqiptare kanë të gjithë përbërësit me minerale e kripra të tabelës së Mendelejevit, të gjitha. Dihet se shumë njerëz paguajnë për t’u shtrirë në krevate me gurë vullkanik, gjoja nga Indonezia, ndërsa ne i kemi me gurë vullkanik, magmatik, metamorfik, sedimentar, veçse janë nga Shqipëria, sepse shiu jashtë është më i bukur!?.

Dihet se shumë mjekë i shërojnë një takem me sëmundje duke i bërë pacientët të kërcejnë në rërë zbathur në formë aerobie dhe iu japin ndonjë kokër koti ilaçi si për të thënë, dhe ata kujtojnë se po shërohen nga ilaçi dhe jo nga rëra.

6. E fundit dhe më e rëndësishmja – njeriu po humbet lidhjen me tokën. Ecën me këpucë plastike në rërë e zeje se i vriten putrat e këmbës, kur ato mezi presin 15 ditë të ndrysen dhe të takojnë tokën për tokëzim të sistemit nervor me anë të mbaresave ‘terminale’ në shputat e tyre, turp e faqezesë…

T’ju themi injorant e kanë pak dhe pastaj ky profesori i di të gjitha…

Jo ore jo, është i vëmendshëm ndaj të gjithave, përdor gjysmën e majtë të trurit, e mban trurin gjallë, etj., etj, jep e merr energji me ju, nuk rri si skuth që nesër me dhjetra profesora e inxhiniera bëjnë katër vaksina të djallit dhe sot po lëngojnë dhe akoma s’kanë kuptuar gjë, turp turp….

ObserverKult


Lexoni edhe:

”NATIONAL GEOGRAPHIC”: SHQIPËRIA, PARAJSA E PANJOHUR E MESDHEUT

Vendi ballkanik të mahnit me një thesar plazhesh kilometrike. Këto shfaqen mes rrënojave arkeologjike, shkruan Ana Maria Gonzalez Franco për botimin spanjisht të ”National Geographic”.

Pak nga pak, ky vend i bukur ballkanik konsiderohet si parajsa e panjohur e Mesdheut.

Sido që të jetë, ajo që duket qartë është se Shqipëria ka gjithçka për t’u bërë vendi më i lakmuar me plazhe spektakolare. Riviera shqiptare shtrihet duke vizatuar një vijë bregdetare të mrekullueshme. Me rrënoja arkeologjike, histori emocionuese. Pastaj veçori kulturore dhe gastronomi të pasur. Këto mund të gjenden në plazhet më të mira të vendit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult