“S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”/ Muzikantët zviceranë këngë për Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Marco e Dario Zappa janë muzikantë nga Zvicra, prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre në Shqipëri dhe në Ballkan.

Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzikë dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjalë shqip. Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.

Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.

“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.