Së shpejti audiobooks për poezinë e Martin Camajt

aud

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih në universitetin elitar Ludëig-Maximilians do të prodhojnë audiobooks për veprat poetike të Martin Camaj.


Kjo iniciativë vjen në kuadër të Vitit Martin Camaj. Viti 2025 është shpallur nga katedra e Albanologjisë në Mynih Viti Martin Camaj duke qenë se është 100-vjetori i tij i lindjes.
Për herë të parë, katedra e Albanologjisë në Mynih në universitetin Ludëig-Maximilians drejtohet nga një grua, znj. Enkeleida Kapia, pas viteve të tëra që u drejtua nga zoti Bardhyl Demiraj.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli e uroi znj. Kapia si një rritje e kuotave të grave në hapësirat e shkencës dhe studimeve shqipe.

Enkeleia Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë në Mynih në universitetin elitar Ludwig-Maximilians, e pranishme sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e vlerësoi figurën dhe kontributin e Martin Camaj në kulturën shqiptare. Për të është shumë e rëndësishme që poezitë të Camajt të përcohen te brezat e rinj përmes zërit.


“Martin Camaj vlerësohet si njëri ndër krijuesit më të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ndaj me këto audiobooks synohet që të përcohet gjithcka që ai la pas edhe te brezat e rinj. Në këto audiobooks synohet që të marrin pjesë zëra të rinj për të lexuar pjesë poetike nga Martin Camaj. Po ashtu një kërkesë e vecantë do t’i bëhet edhe bashkëshortes së tij, Erika Camaj që të lexojë një pjesë të poezive të Camaj”, u shpreh ndër të tjera Enkeleia Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë në Mynih.

Ndërsa Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u shpreh se krijimtaria e Martin Camajt nuk është krijimtari e një krijuesi të një mjedisi dhe i një kohe të caktuar e me dimemsione të kufizuara gjeografike, por është një shkrimtar modern me përmasa universale.
Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih do të organizojnë edhe një simpozium të veçantë ku do të referojnë personalitete të fushës së letërsisë e albanologjisë, studiues, pedagogë etj.

ObserverKult