Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se familja e Michael Jackson po planifikon të lansojë disa këngë të papublikuara më parë nga Michael.
Sipas tyre, vëllezërit e tij Jackie, Jermaine Marlon, dhe Tito po planifikojnë të nxjerrin rekordin e tyre të përbashkët që nga 1989.
“Do të ishte mirë të ishim përsëri në një album me Michael.
Ne duam të shohim se çfarë është e mundur dhe çfarë funksionon”, u shpreh vëllai i tij Tito gjatë intervistës për The Sun.
Ai shtoi se albumi do të përmbajë materiale të panjohura për publikun nga artisti më i famshëm në histori.
“Është padyshim një ide brilante. Ka më shumë muzikë për të lëshuar. Ai la disa gjëra pas”, tha ai.
Dy albume janë lëshuar që nga vdekja e tij në 2009, “Michael” në 2010 dhe “Xscape” në 2014.
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak në vitin 2009.
Kur ndihmësit mjekësor kishin arritur në shtëpinë e tij, ai më “nuk merrte frymë”.
ObserverKult
Lexo edhe:
Vajza e Michael Jackson “Fama e babait tim më solli trauma!“