Me rastin e ditëlindjes së 75-të, këngëtarja legjendare Cher ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite.
Siç bën të ditur Variety, prapa përgatitjes së këtij projekti qëndrojnë producentët e musical-it “Mamma Mia!”.
Judy Craymer dhe Gary Goetzman, producentët e filmave “Mamma Mia!” dhe “My Dear Friend”, do të bashkohen me Eric Roth (autorin e skenarëve për filmat “Forrest Gump”, “A Star is Born” e “Suspect”), për të xhiruar një film që flet për jetën e këngëtares legjendare amerikane, emri i vërtetë i të cilës është Cherilyn Sarkisian.
Kujtojmë që Roth aktualisht është duke punuar në filmin “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese, ndërsa ka punuar edhe në skenarin e filmit “Dune” të Denis Villeneuve, i cili pritet të lansohet në muajin tetor, transmeton ‘lapsi.al’.
Cher ka një karrierë gjashtëdhjetëvjeçare në muzikë, film, teatër dhe televizion, duke e merituar totalisht emrin Diva!
Ka fituar të gjitha çmimet e mëdha, si Tony, Emmy, Grammy e Oscar, ndërsa konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha në industrinë filmike dhe muzikore.
Fansat e këngëtares me famë botërore janë gëzuar pafund nga ky lajm, duke e cilësuar si dhuratën më të bukur që i bëri atyre në ditën e lindjes së saj.