Sekretet dhe simbolikat e ikonave të ruajtura në Muzeun e Artit Mesjetar

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në ciklin “Zbulo ikonën bizantine” në Korçë së fundmi ka sjellë ikonën Shën Mëri Odigitria.

Ikona e ka origjinën nga kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq, Korçë. I përket fillimit të shekullit të 17-të me autor të panjohur.

Ikona i përket tipit “Odhigitria”, e cila përkthehet “Udhërrëfyesja” nga greqishtja e vjetër dhe është konceptuar në bazë të shkrimeve të shenjta, ku përmenden fjalët e Krishtit “Unë jam rruga”.

Shën Maria shfaqet duke mbajtur Krishtin në krah. Dora e saj është e shtrirë dhe e drejtuar drejt fëmijës, duke udhëzuar si “rrugën e vetme që duhet të ndjekim”.

Krishti mban në dorë një pergamenë të mbyllur e cila simbolizon logosin ose fjalën e Perëndisë. Duke ndjekur këtë rrugë zbulohet dhe fjala e tij ku merr jetë dhe shprehja “E para ishte fjala”.

Krishti, megjithëse shfaqet në trup fëmije, tiparet e tij duken si të një të rrituri dhe nënkuptojnë njohurinë e madhe që ai mbart megjithëse në një moshë të vogël.

Në botën e krishterë figura e Shën Mërisë njihet edhe si udhëheqësja shpirtërore e njerëzimit. Virgjëresha Mari, kryesisht në ikonografi, paraqitet e veshur me të kuqe, e cila simbolizon pjesën njerëzore, fitoren e jetës mbi vdekjen, dashurinë dhe shpresën për jetën, si dhe njëkohësisht përcjell dhimbjet dhe gjakun e birit të saj. Me ngjyrën blu, tregon natyrën hyjnore të saj. Dekorimi me ar, simbolizon i madhështinë e Mbretërisë së Zotit.

Në portretin e Virgjëreshës, hunda është e hollë dhe e gjatë. E pikturuar në teknikën kretane të ikonografisë dhe nënkupton se për gjetjen e rrugës të drejtë duhet një nuhatje e hollë.

Dallohet rrjeta që mbledh flokët e Hyjlindëses nën mantelin e sipërm, që simbolizon virgjërinë e saj. Gjithashtu, gjithmonë në figurën e Shën Mërisë ndodhen tre yje të vendosura në mantelin e sipërm, një në qendër të kokës dhe dy nëpër supet e saj të cilët simbolizojnë virgjërinë e saj, para, gjatë dhe pas lindjes të Krishtit.

Gjithashtu, gjithmonë në figurën e Shën Mërisë ndodhen tre yje të vendosura në mantelin e sipërm, një në qendër të kokës dhe dy nëpër supet e saj të cilët simbolizojnë virgjërinë e saj, para, gjatë dhe pas lindjes të Krishtit.

ObserverKult


shpirt grua vuajtja du atë

Lexo edhe:

ANILA TOTO: NË KËTË QYTET MUNGON TI

Poezi nga Anila Toto

Në këtë qytet mungon ti.
Kam frikë’ të zgjohem me këtë fakt,
E më bezdisin kalimtarët
Të njohurit e të largët.

Në këtë qytet mungon ti
E lulet kanë humbur lulëzimin,
Gjithçka mbulohet nga një tis
Reklame e zhgënjimi.

Pastaj ulemi të pijmë një kafe
Buzë detit në prag stuhie
Un’ të flas me kaq pasion e dhimbje
Sa thonê ‘kjo tashmë është e çmendur
Ka humbur vetëdijen’.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult