Sekreti që mban në këmbë banesën monumentale gjirokastrite

Sekreti më i madh i banesës gjirokastrite nuk janë muret, odat, tavanet apo penxheret. Çelësi që mban në këmbë banesën monumentale gjirokastrite është çatia.

Mandej në Gjirokastër thonë se shtëpia e gjirokastritit i ka themelet në “çati”. Prandaj ustai i çative është personi i cili vlerësohet aq shumë nga banorët e zonës historike të mbrojtur nga UNESCO.

Ustai i familjes Hatika, e cila në 3 breza ka përcjell me dashuri dhe pasion këtë zanat të hershëm thotë se “çatitë e gurit janë thesari më i madh pas kalasë së qytetit”.

Pas viteve të ’90-të ustallarët nuk u shfaqën më mbi çatitë gjirokastrite. Shumica e tyre emigruan dhe kjo bëri që disa nga banesat më të vjetra dhe më monumentale të rrënoheshin.

Dhe kjo ndodhi për shkak të mosmirëmbajtjes së çative. Të tilla kanë qenë banesat monumentale të kategorisë së parë si banesa Lolomani, banesa e Boçokalos, Kabilatët e shumë të tjera. Por kjo gjë mori fund me rikthimin nga emigracioni i shumë ustallarëve ndër ta edhe vëllezërit Hatika.

Familja e mjeshtërve të mbulimit të çative Hatika nuk ka hyrë thjeshtë në historinë e qytetit por edhe në këngët që i këndonin banorët e Gjirokastrës.

Mjeshtri i çative Bledar Hatika është një pasuri më vete për Gjirokastrën. Zanati i tij i vështirë por aq i domosdoshëm për të ruajtur arkitekturën tradicionale gjirokastrite ka lënë gjurmë në shumë banesa dhe objekte monumentale në të gjitha lagjet e zonës historike, në Dunavat, Hazmurat, në Pazarin e vjetër, në kishat dhe xhamitë e qytetit./rtsh

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

GJIROKASTRA QYTETI MË I BUKUR I SHQIPËRISË, ATY KU “FLASIN” EDHE GURËT

Gazetari spanjoll, Angelo Nero, i ka kushtuar një reportazh Gjirokastrës, duke e cilësuar si qytetin e gurëve që “flasin”.

Ai ka rrëfyer për medien spanjolle, historinë e këtij qyteti që, sot, tërheq mjaft turistë.

Shkrimi i plotë nga Nero:

Gjirokastra, një nga qytetet më të bukura në zemër të Shqipërisë, është një vend që të nxit të harrosh orët dhe endesh rrugëve më këmbë, ta arrish me ritmin e një pelegrini antik, madje edhe atyre që, si unë, u mungon besimi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult