Selvete Abdullahu: Nuk e di a do të jem nesër…

Nuk e di a do të jem nesër
Me i pa lulet tuj qelë
Zogjtë që ushqej në dimër duke cicëruar
E shadërvanin duke gurgulluar më vete

Atë ditë nuk di a e pres
Në këtë dhomë me valë errësire
Me tone vizive telivizive
Brenda dhe jashtë saj
Pa frymë ngjyrë jete

Nuk jam në burg JO
Jam me durimin tim ende të pa sosur
Me shpresat e mbytyra gjithnjë
Me meditimin e një shadërvani që tani vjellë vrerë

Jam unë që dua të shpërthej
E nuk kam zë
Mes luftës globale me një të pa njohur
E këputjes së çdo filli të një dite të re
Me njerëzitë që e dojnë “fortë”
Ama “shumë fortë” këtë atdhe
Të mjerët ne…