Prej dy vitesh në luftë me kancerin në mushkëri, ndahet nga jeta aktorja e njohur turke

dasma

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri.

“Ishte e sëmurë nga kanceri në mushkëri prej dy vitesh. Janë kryer operacione të shumta, por nuk arriti të mbijetojë. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në një postim në rrjetet sociale nga Haluk Levent i cili tregoi edhe për lajmin e hidhur, transmeton ‘shqiptarja.com’.

Kush është Semra Dinçer? Ajo lindi në vitin 1965 në Ankara. Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi”, ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.

———————————————————

LEXO EDHE: NDAHET NGA JETA PIANISTI I NJOHUR

Braziliani Nelson Freire, një nga pianistët më të shquar në botë, vdiq në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Rio de Zhaneiro, tha shtypi lokal.

I konsideruar gjerësisht si pianisti më i mirë i Brazilit. Freire u shqua veçanërisht për interpretimet e tij të Chopin dhe repertorin romantik.

Shtypi lokal, duke cituar agjentin e Freire, nuk zbuloi shkakun e vdekjes.

Freire, një fëmijë i mrekullueshëm që filloi të mësonte piano në moshën trevjeçare. Dhe për herë të parë performoi në publik dy vjet më vonë. Lindi në shtetin juglindor të Minas Gerais në vitin 1944.

I njohur si i turpshëm, i durueshëm dhe reflektues, Freire bëri emër në skenën ndërkombëtare që në moshë të re, duke fituar çmime të shumta.

Ai luajti me Orkestrën Simfonike të Londrës, Filarmoninë e Berlinit dhe Vjenës. Dhe nën drejtimin e dirigjentëve Pierre Boulez, Lorin Maazel, Kurt Masur dhe Andre Previn.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU