Sendet e diktaturës, çfarë shenjojnë objektet për të shkuarën? (Video)

Mund të duket shumë eksperimentale mbledhja e radhës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mbi qasjen ndaj historisë, por “raqet e së shkuarës” mund të na bëjmë të mendohemi për jetën shoqërore të asaj kohe.

Kush nuk i mban mend radiot e vjetra që mbanin shqiptarët në kohën e komunizmit, po kasetat me muzikë që u përdorën edhe shumë më vonë, por që sot i gjen vetëm në sirtarët e harruar? Për këto e shumë të tjera Ardian Vehbiu dhe Elidor Mëhilli na ftuan në Akademinë e Shkencave.

Ndoshta këto sende mund të mos ndryshojnë mënyrën se si shkruhet historia, por në memorien kolektive ato janë shënjuar si pjesë e historisë së njeriut. Duke rikthyer në vëmendje këto libra të vjetër, gramafonë a regjistrues të artit të asaj kohe aty na rikthejnë përmes tyre edhe veprat apo historinë e shenjuar prej tyre./a2news.com