Sendet e Kurt Cobain në shitje, bashkë me kitarën e tij ikonike

Kitara e famshme e Kurt Cobain, një Mustang Fender në ngjyre blu, pritet të dalë në shitje, bashkë me dhjetëra artikuj të tjerë personale të Cobain, në një ankand në muajin maj. Kitara, e preferuara e këngëtarit, pritet të shitet deri në 800 mijë dollarë. Në shitje është edhe një nga makinat e tij.

Kitara ikonike në ngjyrë blu e Kurt Cobain, e famshme nga video muzikore hit e viteve ’90, “Smells Like Teen Spirit”, pritet të shitet në një ankand të muajit maj në Nju-Jork për 800 mijë dollarë, transmeton ‘a2news.com’.

Video muzikore e këngës “Smells Like Teen Spirit” i ka tejkaluar 1.4 miliardë klikime në Youtube dhe në të shfaqet magjishëm kitara Fender në ngjyrë blu, e vitit 1969, si një nga më të bukurat dhe më me vlerë të muzikës rock, thotë Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve “Julien”.

“Kjo është një nga kitarat më ikonike që kanë dalë ndonjëherë në ankand, është një kitarë Mustang Fender blu, një nga kitarat e preferuara të Kurt Cobain. Është kitara që bëri të famshme edhe videon e këngës ‘Smells like Teen Spirit” në vitin 1991”, thotë Nolan.  

Kitarja ka qenë pjesë e familjes së Kurt që pas vdekjes së tij.

Kitarja Mustang Fender është vetëm një nga sendet e Cobain që do dalë në ankand në Nju-Jork nga datat 20 deri më 22 maj. Pjesë e ankandit, mes dhjetëra artikujve, do të jetë edhe një prej makinave të Cobain, një Dodge Dart e vitit 1965, që pritet të shitet nga 400 deri në 600 mijë dollarë. 


Lexo edhe:

12 THËNIE NGA KURT COBAIN, LIDERI I GRUPIT LEGJENDAR “NIRVANA”

ObserverKult