
Nga Seneka
Jeta mund të ndahet në tri periudha. Nga këto, ajo që jetojmë…, ajo që do të jetojmë i lihet rastësisë dhe e vetmja e sigurt është ajo që kemi jetuar tashmë.”
“Nuk mund të ketë asgjë më të marrë se mendimi i atyre që mburren me largpamësinë e tyre. Mbeten tepër të zënë që të krijojnë kushtet për të jetuar më mirë. E kalojnë jetën duke u përgatitur për të jetuar!”
“E kalojmë pjesën më të madhe të jetës duke bërë veprime të këqija, një pjesë të madhe duke mos bërë asgjë dhe gjithë jetën pa u menduar çfarë bëjmë.”
“Askush nuk do t’jua kthejë vitet, askush nuk do t’jua kthejë. Jeta do të ndjekë rrugën që ka nisur dhe as nuk do ta ndryshojë e as do ta kufizojë rrjedhën e saj. Nuk do të bëjë zhurmë, nuk do t’ju kujtojë sa e shkurtër është. Do të rrëshqasë në heshtje, nuk do të bëhet më e madhe nga dekretet mbretërore apo brohoritjet popullore. Ashtu siç filloi ditën e parë, ashtu do të vazhdojë, askund nuk do të ndryshojë rrjedhën, askund nuk do të vonojë.
Dhe në fund cili do të jetë rezultati? Ti do të jesh zhytur në punët e tua dhe jeta do të vazhdojë e pashqetësuar dhe diku në mes do të vijë vdekja, për të cilën, doni apo s’doni, do të duhet të gjeni pak kohë të lirë për të.”
* Fragmente nga libri i Senekës “Për shkurtësinë e jetës”
Kush ishte Seneka?
Lucius Anneus Seneca, i njohur si Seneka i Riu ose thjesht Seneka (rreth 4 para Krishtit – 65 pas Krishtit), ishte politikan, orator, dramaturg dhe filozof stoik romak. Ishte djali i Seneka Plakut, filozof, tragjedian dhe mësues i perandorit romak Neron. Vinte nga Kordoba e provincës romake të Spanjës.
Traktati moral “Për një jetë të lumtur” (De vita beata), i cili nuk ka mbijetuar në tërësi, është shkruar në fund të viteve 50 të erës sonë dhe i drejtohet vëllait të Senekës, Novatos, i cili tani mbante emrin e ri Gallio.
Vepra merr formën e një rrëfimi për stilin e jetës së filozofit – të papërgjegjshme, sipas akuzave të shumë njerëzve. Pjesa më e madhe e veprës së Senekës është thjesht filozofike në ton, sado i madh të jetë ndikimi i pitagorianëve në mendimin e tij.
*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt
ObserverKult
Lexo edhe:
SENEKA: PËRSE U NDODHIN KAQ SHUMË FATKEQËSI NJERËZVE TË MIRË?