Pra, çfarëdo që dëshiron
unë nuk e mbaj dot atë që ka ikur
patjetër, ti s’do të ma thyesh zemrën
e, edhe unë s’mundem, të të lëndoj, s’mundem.
Ajo që ka ikur, ka ikur
s’mundem, s’mundem të të ndalë
se jam mësuar me dashurinë e blerë
me kënaqësinë e një fëmije me çdo lodër.
Unë do ta vazhdojë rrugën time
nuk do ta shkatërrojë vetën time
as zemrën s’do ta shëtis përreth
do shkoj dhe…do vuaj.
Ty të mungofsha unë, dhe atë sa më shumë
trishtueshëm, shumë trishtueshëm për një kohë
së paku si një cipë e hollë plage
le të jetë pakëz barazi…
*Titulli i origjinalit: Ben de yoluma giderim
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj