Sezoni i 5-të i “La Casa de Papel” nuk do të publikohet në datën e paralajmëruar

Seria e famshme e “La Casa de Papel” me sezonin e ri do të shfaqet në Netflix, por bazuar në atë që shihet dhe thuhet deri tash, ka mundësi që lansimi do të vonohet.

Netflix-i ka publikuar listën e filmave të ri dhe serive që do të shfaqen në maj. Dhe sezoni 5 i “La Casa de Papel” nuk është në këtë listë.

Netflix-i ka përmendur se sezoni i 5-të do të publikohet në gjysmën e dytë të vitit 2021, transmeton EO.

Kështu që, episodet e fundit të tij do të dalin mes korrikut dhe dhjetorit të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja.

LEXO EDHE: “La Casa de Papel” vjen në një version të ri