Sfinksi- një fytyrë dhe shumë legjenda

Na sheh, duke sfiduar kohën, prej mijëra vitesh. Po e kujt është në të vërtetë fytyra e Sfinksit? Deri jo shumë kohë më parë, i atribuohej Chefrenit, biri i Keopsit që u varros në piramidën e dytë më të madhe të Gizës.

Arkeologë si Vasil Dobrev, i Institutit francez të Kairos, megjithatë nuk e fshehin skepticizmin: nuk ka ngjashmëri. Chefreni, për të thënë një ndryshim, kishte mjekërr, Sfinksi jo.

Për të kërkuar një përgjigje, duhet kthyer vështrimi nga Abu Roash, 8 km larg nga Giza, ku gjendet një tjetër piramidë. Është ajo e Dedefras, biri i dytë i Keopsit, që më pas u “çmontua” nga romakët për të ripërdorur blloqet e saj.
Fragmenti i një prototipi të Sfinksit që është gjetur aty, tregon se ndoshta ka qenë ai i ngjashmi i statujës gjigande. Që nuk paraqet vëllanë Chefren, por babanë Keopsin, si homazh për lavdinë e tij. Vasil Dobrev deklaroi kohë më parë: “Ka një farë ngjashmërie mes fytyrës së Sfinksit dhe asaj të një statujëze, që ruhet në Muzein e Kairos, dhe që është i vetmi imazh që mbetet prej Keopsit”./bota.al

LEXO EDHE: Pse egjiptianët ndaluan së ndërtuari piramida?