Shahistja legjendare sovjetike hedh në gjyq Netflixin

Shahistja legjendare sovjetike, ka hedhur në gjyq Netflix, duke i kërkuar 5 milionë dollarë dëmshpërblim, për portretizimin e gabuar të saj në një episod të serialit “Queen’s Gambit”, në të cilin pretendohet – padrejtësisht sipas saj – që ajo nuk garoi kurrë kundër burrave.

80-vjeçarja Nona Gaprindashvili, nga Gjeorgjia, është një pioniere e shahut për femra. Pasi është gruaja e parë që ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” në këtë sport.

Ajo pretendon se historia e saj është portretizuar në një episod të serialit. “Queen’s Gambit” tregon jetën e Beth Harmon, një vajze që në vitet 1950 rritet në një jetimore në Kentaki, SHBA, dhe bëhet një legjendë e shahut, trasnmeton ‘a2news.com’.

Luan kundër një shahisti rus të quajtur Viktor Laev

Personazhi, i bazuar në një roman të vitit 1983, i luajtur në serial nga aktorja Anya Taylor-Joy, mund edhe lojtarët më të mëdhenj rus të kohës. Në episodin e fundit, ajo luan kundër një shahisti rus të quajtur Viktor Laev, në Moskë.

Në këtë skenë, prezantuesi thotë: “E vetmja gjë e pazakontë te ajo është gjinia, madje edhe kjo nuk është unike në Rusi. Kemi Nona Gaprindashvilin, ajo është kampione e botës për femra dhe nuk është ndeshur kurrë me burra”.

Shahistja Gaprindashvili thotë në padi se ngjarjet në atë episod zhvillohen në vitin 1968. Deri në atë vit, ajo ishte ndeshur me 59 meshkuj, duke mundur 28 prej tyre në një simultane shahu.

Në padi gjithashtu pretendohet se historia e serialit është një version i përshtatur i jetës së Gaprindashvilit. Lidhur me këtë padi, Netflix e ka hedhur poshtë, duke thënë se nuk ka asnjë bazë.

LEXO EDHE: Magazinat sekrete, 11 fakte interesante rreth Netflix

1.Një burrë i quajtur Marc Randolph themeloi Netflix. Ideja e krijimit të Netflix erdhi në 1997 kur CEO-themeluesi u ngarkua me një tarifë prej 40 dollarë për një kthim të vonshëm të një kopjeje të VHS të Apollo 13.

2.Punonjësit janë betuar për fshehtësinë dhe askush nuk e di për vendndodhjen e “magazinave të DVD”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU