Shanaj flet për censurimin i filmave të para viteve ’90-të, ka disa fjalë edhe për PD-në

Mevlan Shanaj

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka folur, kohë më parë, për filmin shqiptar para viteve ’90-të. Shanaj ka komentuar edhe nismën e deputetëve të PD-së për ndalimin e filmave të para viteve 90-të.

Shanaj pati thënë se kjo nuk është një nismë e PD – së, por e disa e individëve me pasione dhe jo me formatimin e duhur kulturor të cilët kujtojnë se duke lëshuar deklarata të tilla fitojnë kredibilitete.

“Unë jam vetë PD, pasi jam startues i Partisë Demokratike, por kurrë nuk më shkon ne mendje që të kaloj në ekstrem për të dënuar artin, dënoj diktaturën por jo artin. Ne jemi për çlirimin e diktaturës por jo për tjetërsim të krijimtarisë. Si mundesh të mendosh deri në këtë pikë deri te filmi “Beni ecën vetë”, njëri më tha ka kooperativa. Po si mundet?

Filmi “Beni ecën vetë”, është film që të mëson si prind si të sillesh me fëmijën. Të jep dimension të madh, ka rol edukativ, çfarë rëndësie ka kooperativa në film për mendimin tim njerëz me pasione dhe jo me formatimin e duhur kulturor e kanë nxitur këtë nismë.

Nuk e ka pasur PD këtë filozofi, në dijeninë time jo- këto që kanë nxitur këtë nismë janë individë, të cilët kujtojnë se duke lëshuar deklarata të tilla fitojnë kredibilitete.”, u shpreh regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj./dritare.net

———————————-

Lexo edhe:
“KAPEDANI” PA CENSURË: JA SI REAGOI ENVER HOXHA KUR E PA FILMIN

Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese artistike. Një personazh që mund të luante sot një komedi e nesër një dramë. Një njeri me botë, me humor, që përçohej nga roli te grupi i xhirimit. Mbi të gjitha qejfli, qejfli i së bukurës. Kështu e kujtonte Muharrem Fejzo, të madhin Albert Vërria, “Kapedanin” e filmit të tij.

Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, të dhënë kohë më parë, tashmë regjisori i ndjerë tregon marrëdhënien e tij me aktorin e njohur. Ai flet edhe për garën për ta përzgjedhur si personazh kryesor. Përpos kësaj ai flet për faktin pse filmi nuk u censurua, edhe pse kishte ankesa që po talleshin…

– Si e keni njohur Albert Vërrinë?

Me Bertin jam njohur që në atelieret e Institutit të Lartë të Arteve. Unë e kisha atë student në lëmin e krijimit të figurës skenike. Atë kohë, ai interpretonte tek “Ylli i Alpeve”, i Andon Panos, ku kishte një rol tepër interesant. Makiazhi i tij, grimi, i jepte dorë për të krijuar një figurë skenike shumë të mirë.

Që aty Berti spikati si aktor me cilësi të rralla aktoreske, me një botë të tijën shumë origjinale dhe vetë psikofiziku i tij ishte shumë i mirë.

Ishte i shkurtër, me një portret jo adapt për kinematografinë në kuptimin që kërkon fytyra fotozhenike, por me një karakter të veçantë. Ai krijoi aty një personazh jashtëzakonisht interesant. Që aty, duke e pasur si student, dalloja tek ai pasionin e madh, dëshirën e madhe që të përfitonte nga çdo gjë.

Dihet që lënda e grimit dhe makiazhit nuk është ndonjë lëndë kryesore, megjithatë, ajo…

ObserverKult