Shaqir Cërvadiku: S’kam kujtu se m’gjen pranvera, tuj punu në dhena tjera (teksti dhe kënga)

S’kam kujtue kurrë për jetë
Se do t’vjen kjo ditë
Me ja kthy shpinën familjes
Me than lamtumirë

S’kam kujtu se m’gjen pranvera
Tuj punu në dhena tjera
Tokat tona i lam të djerra
Haj moj jetë e zeza

Kurrë moj jetë nuk më gëzove
Veç me hidhërim, si nuk pate pak mëshirë
Për mue jetim
Si nuk pate pak mëshirë
Për fëmijët jetim

S’kam kujtu se m’gjen pranvera
Tuj punu në dhena tjera
Tokat tona i lam të djerra
Haj moj jetë e zeza

Guri nuk peshon n’vend t’huaj
Të parët kan thanë
Në Kosovë ni grusht ma shumë
Hasmit i kisha dhanë


Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO