Shaqir Foniqi: Rekuiem për 31 vjetorin e okupimit serb të RTP-së

SI ME MBETI RAPORTI NË XHEP!

Nga Shaqir Foniqi:

Radiotelevizioni i Prishtinës ishte dritarja e vetme e informimit shqip në Kosovë.E themeluar, fillimisht si Radio në Prizren me 1945,ajo luajti një rol të rëndësishëm në emancipimin e shqiptarëve të Kosovës.
RTP, po rritej dita -ditës dhe në momentin e okupimit me 5 korrik 1990,kishte 1350 punëtorē dhe program tërëditor.
Në RTP isha inkuadruar me 1978, meqë isha edhe bursist.
Po si e prita okupimin e RTP-së?
Në të vërtetë, okupimi i RTP-së, mua më gjeti në Pulë të Kroacisë, ku po mbahej Festivali i Filmit Jugosllav, e ku po merrte pjesë edhe ‘Kosovafilmi’, me prodhimet e veta.
Ato ditë në Pulë ishin edhe artistët, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci, Drita Begolli, regjisorët Isē Qosja, Emin Halili, pastaj Azem Shkreli, gazetarët Shaip Beqiri, Bajram Sefaj, Gani Mehmetaj, unë dhe ndonjë tjetër.
Me 5 korrik 1999, e kisha përgatitur raportin për Lajmet qendrore dhe po prisja orën 17-të, që ta dërgoja përmes telefonit.
Në ndërkohë, Azem Shkreli, drejtori i ‘Kosovafilmit’, Bajram Sefaj dhe unë kishim dalur në plazhin e Pulës pë t’u freskuar pak. Derisa unë isha në ujë, Radio Zagrebi, aty rreth orës 15:10 min e kishte dhënë lajmin për okupimin e RTP-së, nga forcat policore serbe.
Kolegu Bajram e kishte dëgjuar lajmin dhe ma bëri me dorë, që të dilja nga uji dhe të shkoja tek ai, për ta mësuar lajmin e hidhur.
Në fillim nuk i besova, por më vonë u binda se lajmi ishte i vërtetë.
Kësisoj, raporti me mbeti në xhep. Megjithatë, bashkë me kolegun Bajram, shkuan në konferencën e rregullt me gazetarë dhe kur të gjithë po përgatitëehin t’i dërgonin raportet, për redaksitë e tyre, ne nuk kishim për kënd të raportonim.
Kur na erdhi radha, ne iu drejtuam, kolegë gazetarë, ju mund të raportoni shlirë,(sa mirë vj),kurse ne nuk kemi për kënd të raportojmë, sepse shtëpia ku punojmë, është okupuar me forcë. Disa kolegëve kroat e slloven iu erdhi keq dhe bënë protestë solidarizuese.
Ishte ndjenjë e rëndë për një gazetar të mos mund të raportojë…
Në ndërkohë, derisa ne u kthyem në Prishtinë, përjashtimi ynë kishte ndodhur, kolektivisht.
Golgota me RTP-në, nuk u zgjidh kurrë. Pas luftës, u themelua RTK, por shumë kolegë kishin mbetur në rrugë.
Ndoshta, nuk është rasti, por për mua ndodhën dy të këqija: edhe me kishin përjashtuar nga puna edhe banesën time të pa përfunduar, (të blerë ne participim me RTP- në), ia kishin ndarë një gazetari serb, i cili gjatë luftës, ishte shndërruar në paramilitar.
Tek pasi mbaroi lufta, arrita të kthehëm në banesën time.
Pra, sa herë që vjen 5 korriku, na kujtohën skenat e llahtarshme të mbylljës së RTP-së.
Në të vërtetë, mbyllja e RTP-së pritej në çdo moment, sepse ishte shndërruar në zëdhënës të aspiratave gjithpopullore.
Një muaj para se të okupohej, kur i emetonim lajmet, në regji rrinte edhe një polic serb dhe i shënonte emrat e redaktorëve. Sa herë më ka ndodhur të më shikonte vëngër, pasi binte sigla çlajmëruese dhe emrin tim e shënonte në një bllok.
Por, ne e kishim mundur frigën dhe gazetarinë e kishim shndërruar në mision.
Në të vërtetë, gazetaria është mision…

ObserverKult