“Sharlatanët në ekrane shkelin gjuhën shqipen”, ja çka deklarojnë ata që e nënshkruan peticionin

Në emisionin “Përballje” në Report Tv u diskutua për peticionin e firmosur prej shumë akademikëve, profesorëve dhe studiuesve lidhur me shumë njerëz që dalin në emisione në media e flasin pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme.

Profesor Pëllumb Xhufi i ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se kemi të bëjmë me një problem kombëtar, i cili ka lindur edhe si pasojë e tolerancës së institucioneve shkencore.

Xhufi thotë se këto teza për gjuhën shqipe vijnë nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët godasin edhe figura të shkencës si profesor Eqrem Çabej. Intelektualët ngrenë alarmin se duhen marrë masa menjëherë.

“Është një shqetësim kombëtar. Siç e keni parë listën në krye është profesor Qosja dhe të tjerë të nderuar dhe një listë e gjatë profesorësh studiuesish. Personalitete publike që janë edhe kërkues shkencorë, si presidenti Topi. Këtu është një histori që u bë 30 e ca vjet që vazhdon nga njerëz që e kanë keqkuptuar lirinë. Mendojnë se liria të jep të drejtën të thuash gjithçka. Kemi të bëjmë me një klasë të tërë që është rritur në këto vite duke ndeshur në tolerancën e institucioneve shkencore.

E kam me ata kolegë ata që nuk bëjnë detyrën e tyre. Ka dhe me tituj, profesorë. Është problemi që kjo histeri që ka ngjallur përmes internetit këta njerëz të pandërgjegjshëm të paformuar të cilët na bëjnë edhe me turp, kur ndeshim edhe me ndonjë kolegë të huaj.

E marrin për të vërtetë, tani ka edhe fëmijë por edhe të rritur që janë fëmijë. Mund të jenë edhe vullnet dhe ju bëhet qejfi kur iu thuhet që shqipja ka gjeneruar të gjitha gjuhët e botës. E këto janë marrina dhe biseda e këtyre njerëzve fillon politikisht që kemi qenë të ndrydhur deri tani me regjimin e Hoxhës.

Shprehen politikisht dhe pastaj thonë neve kemi fituar lirinë dhe mund të themi gjithçka dhe fillojnë me shpjegimin qesharak dhe godasin pastaj ata që i kemi ikona të shkencës si profesor Çabej, profesor Domi dhe godasin me arrogancë të veçantë studiues të gjuhës shqipe”, tha Xhufi.

Ndërsa pedagogu Ilir Yzeiri një tjetër firmëtar i peticionit tha se ky fenomen i këtyre “sharlatanëve” ka lindur pas viteve 90’ dhe ata kanë kurajo të godasin institucionin e studimeve shqiptare.

Yzeiri propozon që gjitha standarde të mbrohet me ligj dhe kështu sipas tij i jepet një rol më i madh AMA-s e cila mund të vendosë edhe gjoba në rastet kur shkelet gjuha shqipe.

Yzeiri thotë se edhe televizioni publik duhet të ketë rol edukues për audiencat, si psh me emisione të caktuara për shqiptimin e gjuhës shqipe.

“Jemi ndër të paktët që e kemi përballur në media këtë fenomen drejtpërdrejt. E kemi denoncuar dhe i kemi treguar këta sharlatanë dhe gjithë hapësirën që kanë në media. Nuk ka filluar tani, ka filluar pas viteve 90’. U goditë gjithçka e asaj periudhe dhe goditjen më të egër e mori gjuha shqipe.

Këtë mrekulli që u arrit pavarësisht regjimit. Gjuha standarde që unifikon një komb nuk ka lidhje me situatat politike. Morën kurajo të gjithë sharlatanët dhe të godasin institucionin e studimeve shqiptare.

Miku im Aristotel Spiro më tha se ky fenomen është i hapur edhe në Greqi, por vetëm me një ndryshim që atje asnjë media nuk i qas. Ka një media të specializuar për këta. Në Greqi e kanë zgjidhur, mediat vetë nuk i fton”, u shpreh Yzeiri.

Botuesja Arlinda Dudaj shtoi se jemi një moment të vështirë dhe sipas saj AMA duhet të jetë shumë e kujdesshme pasi kështu në këtë mënyrë përhapen lajme të rreme, prandaj nevojiten kuadro ligjorë.

“Realisht jemi në një moment shumë të vështirë. Nuk jemi vetëm ne. Kanë gëluar njerëz që të thonë çfarëdolloj gjëje pa asnjë filtër. Por ajo gjë që mund të arrihet të paktën tek mediat të merren masa.

Dhe një nga këto është dhe që AMA të jetë shumë e kujdesshme për të ndaluar. Nuk është censurë. Jo! Nëse mendimi yt nuk ka të bëjë me shkencën, ti nuk je i zanatit, nuk ke të drejtë të ma thuash mua në televizor. Por mendoj  që edhe me arsimin në tekstet shkollore janë pjesë e problemit të madh dhe duhet vepruar me të gjitha mënyrat. Secili në atë të voglën e vetë mund të bëjë diçka për të ndaluar ato që quhen “fake news”.

Është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Jo vetëm lajme të rreme por edhe ata që flasin për shkencë, albanologjinë dhe të ndërmerret edhe diçka ligjore”, shtoi Dudaj.

Të tre firmëtarët e peticionit drejtuar AMA-s, njëzëri kërkuan të merren masa ligjore, që në mënyrë që të mos ketë dezinformim për çështje shkencore të tilla, si dhe gjuha shqipe standarde të mbrohet me ligj. Gjithashtu ata janë kërkues ndaj institucioneve publike në vend, që gjuha shqipe të flitet dhe të shkruhet saktë. 

Ky peticion i firmosur nga një grup intelektualësh iu drejtua Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë nisma edhe ligjore që këta njerëz të mos dalin më haptazi në emisione televizive pasi sipas tyre dezinformojnë publikun me teza joshkencore.

Gjuha shqipe/ Botuesja ngre alarmin: Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët, gjithçka e mësojnë anglisht!

Botuesja Arlinda Dudaj në emisionin “Përballje” në Report TV ngriti shqetësimin se rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët lidhur me mësimin e gjuhës shqipe. Dudaj vë theksin tek edukimi dhe kultura që në fëmijëri edhe nga prindërit, të cilëve Dudaj iu bën thirrje t’iu lexojnë fëmijëve përralla në gjuhën shqipe.

Sipas saj, fëmijët shpesh dëgjojnë përmes TikTokut apo rrjeteve të tjera sociale fjalë anglisht, të cilat nuk i kuptojnë dhe më të thjeshtë kanë artikulimin e fjalëve anglisht sesa shqip.

“Mendoj që një nga konkluzionet që arritëm është pikërisht që duhet punuar jo të arrihet në universitet sepse zgjedhin edhe degë të ndryshme për arsye personale.

Edukimi dhe kulturimi që në vitet e para të jetës, nis që nga prindi që i lexon përralla dhe tek kujdesi që duhet bërë shumë se çfarë fëmijët mbajnë nëpër duar. Diçka që ka dëmtuar janë edhe rrjetet sociale.

Nuk kam asgjë me anglishten, por nuk arrij t’i kuptoj fëmijët që iu mësohet anglishtja. Përdorin fraza të gatshme edhe në anglisht e flasin në mënyrë mekanike  siç e shikojnë në TikTok. Edukimi që në fazat e para të rritjes edhe shkolla për të pasur mundësinë edhe për tekstet”, tha Dudaj.

Yzeiri: Këta sharlatanë thonë se gjuha shqipe është sllave, ja ku e kanë problemin

Pedagogu Ilir Yzeiri një prej firmëtarëve të peticionit ku kërkohet marrja e masave për personat që flasin në media për gjuhën shqipe pa asnjë bazë shkencore, deklaroi në emisionin “Përballje” se problemi më i madh që kanë këta persona është se duke përmendur huazimet që ka shqipja, e nxjerrin atë si pjesë të gjuhëve sllave.

“Problemi që kanë këta lloj sharlatanësh janë huazimet, duke qenë se kanë qenë një objekt studimi për gjuhëtarët, këta thonë meqë kemi dhënë dhe kemi marrë me sllavët dhe grekët e vjetër, këta na e nxjerrin shqipen sikur është sllave.

Anglishtja dhe frëngjishtja kanë dhënë e marrë me njëra tjetrën, aq sa francezët thonë se anglishtja është frëngjishte e folur keq. Konspiracionistët dhe njerëzit me zgjatime mendore jo normale janë të pranishëm por çdo shoqëri matet me hierarkinë e vlerave”- u shpreh Yzeiri ndër të tjera.

Akademikët ngrenë alarmin: Dokumentet zyrtare shkruhen me gabime drejtshkrimore

Promovimi i dijeve amatoreske, përmes ekraneve e mediave në tërësi, ka alarmuar studiues, intelektualë nga më të rëndësishmit në vend, të cilët përmes një peticioni kërkojnë marrjen e masave për personat që flasin në media pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme.

Dy prej firmëtarëve të këtij peticioni, Ilir Yzeiri dhe Pëllumb Xhufi të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report TV ngritën shqetësimin se edhe institucionet publike nxjerrin shkresa me gabime drejtshkrimore, si mos përdorimi i shkronjave ë dhe ç, apo ngatërrimi i shkronjave ç me q.

“Çfarë pret ti kur dokumentet zyrtare shkruhen pa ë, pa ç. Ne kemi një gjuhë standarde, është modeli ku identifikohemi. Çfarë do të ndodhte me përkthimet nëse s’do kishim këtë gjuhë?! Po kërkohen metoda që gjuha të futet në software, gjuha standarde duhet mbrojtur me ligj.

Nëse shteti do tregohej i vëmendshëm që të vendoste gjobat, AMA do kishte të drejtë të ndiqte ato media që shkelin dhe t’i gjobiste.

RTSH mund të ndërmarrë aksione të tilla që të ndërtojë emisione me shqiptim ku të promovohet gjuha shqipe”, tha Yzeiri.

Pëllumb Xhufi thotë se çdo ent shtetëror duhet të ketë njohës të gjuhës shqipe me diplomë.

“Kemi një kryeministër që flet gjuhë perfekte, çdo person publik e ka për detyrë edukative që të flasë gjuhë të pastër shqipe.

Këtë kujdes që tregon kryeministri që në 2013 kur ka ardhur, duke dhënë idenë por edhe duke e shpallur si pjesë të programit vendosjen e specialistëve të gjuhës shqipe për të shmangur atë që tha Iliri, që dalin shkresa dembele, që ngatërrojnë ç me q, që nuk vendosin .

Është një premtim që duhet t’a realizojë. Çdo ent shtetëror duhet të ketë njohës të gjuhës shqipe me diplomë”, tha Xhufi.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU:/Report tv

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI: SI SHK-OH-ET NË KOSOVË

-baladë-

Ti, kalë i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qenë kurrë.

Përtej varrit të atit tënd
varret e tjerë u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
nëpër luginë.

Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanët e veturave janë kthyer në shkëmbinj
si kuajt e krushqve në mallkimin e lashtë.
O Zot! Dardhat dimërore dhe mëllenjat
janë bërë fushë me ofshama
të gjuhës time!

-Ti, yll blu i fatit mbi ballë të Atdheut,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
-Kur të kesh një plagë tjetër të re në trup,
ndiq udhën e rrëkesë së gjakut,
që gjithmonë arrin para meje
dhe më pret atje – gurgullimë jete.

Marr dy pishtarë të shuar dardanë,
i ngjyej në gjakun tim
dhe ndriçoj udhën. Ndizen krahët,
flakët bëhen flatra,
unë bëhem shqiponjë prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan të ma brejnë emrin prej guri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


leonard cohen stili

LEONARD COHEN: DIÇKA NA KA HARRUAR NË MËNYRË PERFEKTE!

Dikur kam besuar se mjafton vetëm një varg
në një poezi kineze të ndryshojë
tërësisht mënyrën se si thahen lulet
si ngjitet hëna në qiell,
kam besuar se ky varg mund ta ndryshojë
dëshpërimin e njerëzve patetik
duke i shtyrë të udhëtojnë mbi gota vere.

Besoja se kështu fillon edhe pushtimi
i grumbullit të sorrave që zgjedhin gjahun para syve,
Si dinasti që përcjell gjuhën e vajit, krakun e tyre.

Dikur besoja se guvernatorët i jepnin fund jetës si murgj,
pasi deheshin ëmbël
duke treguar kohën me shi dhe qirinj
të udhëzuar nga pelegrinazhi i një insekti
që ju ecte nëpër faqe.

Unë zgjodha të jetoj në një vend të vetmuar
të shkëputur nga dashuria
të përbuzur nga lufta.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult