Aktorja, Sharon Stone së fundmi ka folur rreth versionit të ri të restauruar të filmit “Basic Instinct”.
Sharon ka deklaruar se nuk është e kënaqur me daljen e versionit të ri dhe është penduar për pjesëmarrjen në film.
Në kuadër të 30-vjetorit të tij, filmi i vitit 1992 realizuar nga Paul Verhoeven dhe me protagonistë Michael Douglas dhe Sharon Stone, është digjitalizuar plotësisht.
Versioni i ri do të jetë së shpejti në sallat e kinemave në Francë, pasi firma franceze ”Studiocanal” u kujdes për restaurimin, pasuar nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA.