Silvana Kola-Loka: Këto janë kohë të vështira për dashurinë!

Silvana Kola-Loka

Nga: Silvana Kola-Loka

Gjithçka që prodhohet sot nga media (sidomos media sociale) ose e bën njeriun të dashurohet me një vete të rreme ose e nxit ta urrejë veten sepse nuk mund të jetë si standardet krejt joreale të shfaqura në ekran.

Ngado ta kthesh, në fund të ditës, individi nuk është veçse një qenie që ropatet të gjejë pak paqe në prani të vetes, por e gjen të pamundur në (thuajse) jermin që buron ose nga mbidashurimi me një vete që fshihet pas filtrave ose nga tëhuajsimi nga një vete e cila nuk do jetë kurrë mjaftueshëm e mirë për ta dashur!

Këto janë kohëra të vështira për dashurinë!
Vështirë se mund të dashurohet tjetri nëse nuk dashurohet fort vetja!
Dashuria për tjetrin kërkon të kapërcehet vetja! Po si mund të kapërcehet diçka që nuk shihet dot qartësisht, për atë që është në të vërtetë?!

ObserverKult


Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: E KAM DASHUR AQ SHUMË…