Ruaju nga dija e rreme, është shumë më e rrezikshme se injoranca…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të George Bernard Shaw:

Liria sjell përgjegjësi: ja pse të gjithë e kanë frikë.

Ata që s’mund të ndryshojnë mendim, s’mund të ndryshojnë asgjë.

Vlera e një njeriu varet nga numri i gjërave nga të cilat turpërohet.

Përvoja na mëson se njerëzit nga përvoja nuk kanë mësuar kurrë asgjë.

Njeriu ia ka arritur qëllimit kur bën një zanat që do ta bënte edhe falas.

Provo të arsyetosh mbi dashurinë e do të humbasësh arsyen.

Ruaju nga dija e rreme; është shumë më e rrezikshme se injoranca.

Dënimi i vërtetë për gënjeshtarin nuk është të mos i besojnë më, por ai të mos i besojë askujt.

ObserverKult

George Bernard Shaw

—————————————————-

LEXO EDHE:

KUR SADIJA I SHKRUANTE DRITËROIT: MBRAMË TË PASHË NË ANDËRR…

Shkrimtari ynë i njohur, Dritëro Agolli, dhe bashkëshortja e tij, Sadija, i patën dërguar një mori letrash dashurie njëri-tjetrit, derisa ende nuk ishin të martuar. Ata dy në këto letra shprehnin dashurinë e madhe që e ndjenin.

Në vazhdim mund ta lexoni njërën nga këto letra që Sadija ia kishte dërguar Dritëroit:


I dashtun Dritëro,

Mbramë të pashë në andërr: sikur ishe majë nji shpat mali të thepisun dhe më kërkoje ndihmë. Unë s’mund të vija tek ti dhe thërrisnja. Megjithëse jashtë ftohtë dhe në pullazet vezullonte dëbora e bardhë unë kishe nji të nxehtë të madh.

Mirë që asht andër mendova dhe nuk donja të flinja nga frika mos shoh prapë andër të keqe. Atë natë që ti nuk ishe në Shkodër ra shumë dëborë. Shkuem me Myskan e bamë disa fotografi por nuk na lenin gangsterët tue na gjuejtë me topa dëbore dhe s’besoj të kenë dalë të mira.

Atë ditë dy herë u rrëzova por mirë që kishe veshë pantallona. Edhe në shkollë kam shkue…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU