Shazim Mehmeti: Regjisurë (?) për ditën e vdekjes

Shazim Mehmeti

Poezi nga Shazim Mehmeti


Ka me pasë shumë dritë.
Ka me pasë, shumë zogj,
shumë kangë, shumë muzikë.
N’atë ditë, kanë me nisë me këndue,
edhe pemët, edhe bimësia.
Ka me u lulëzue njaj kopsht,
me gjithë llojet, me gjithë nuancat
e ngjyrnave.
Aty, shtrimë,
ka me u lulue, për herë t’fundit,
ky trupi im.
Sipër meje,
ka me ujue, për herë t’fundit,
flokënaja jote, trupi yt, fryma jote,
drita bardhane e syve tu.
Oj, njashtu, ke me dashtë
me u shtri ngadalë, edhe ti,
dhe ke me u ba,
shtrati im i vdekjes.
Goja ime ka me e lanë n’gojën tande,
frymën e fundit…

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA SHAZIM MEHMETI: N’KRAHËT E TU MBËRTHYE, BAJ DASHUNI ME SYTË E TU…