SHBA i dorëzon Arkivit të Shqipërisë 8 mijë dokumente

Fondi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pasurohet me mijëra dokumente të reja.

“Mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të ruajtura në arkivat amerikanë, janë kthyer në tokën amë, pikërisht në Arkivin e Shtetit”.

Fondi i dorëzuar përmban një varacion dokumentesh, që nga kontributet e personaliteteve të shquara në kulturë, deri tek marrëdhëniet politike.

Ky dokument i vitit 1945 dikur i klasifikuar si sekret, shtjellonte me imtësi situatën zgjedhore politike në Shqipëri, dhe marrëdhënien pozitive që po lindin mes Shqipërisë komuniste dhe Bashkimit Sovjetik.

Një përshkrim i detajuar çka tregon edhe vëmendjen e Uashingtonit për situatën e Shqipërisë. Këto dokumente do të jenë të gjitha në dispozicion të studiuesve.

Ndërsa kreu i arkivave u bën thirrje kujtdo që ruajnë, dokumente me vlerë historike, t’i dorëzojnë në Arkiv.

Fonde të tjera të rëndësishme që janë dorëzuar së fundmi në drejtorinë e Arkivave ka qenë ai i poetit të shquar Lasgush Poradecit dhe veprimtarit politik Reuf Fico./ gazetatema.net

ObserverKult


elvira sastre

Lexo edhe:

NUK DUA TË JEM THJESHT KUJTIM, E DASHURA IME

Poezi nga Elvira Sastre

Vaftë në djall konformizmi: nuk dua të jem thjesht kujtim.
Dua të jem një dashuri e pamundur,
të bëhem dhembja jote e pakëmbyer,
të jem muza jote më ligë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


rrahman dedaj
Rrahman Dedaj

RRAHMAN DEDAJ: LETRA QË S’DO TA SHKRUAJ

Poezi nga Rrahman Dedaj

Fluturim i fundit
Është letra që s’do ta shkruaj
Sepse s’do të ketë
Kurrfarë kuptimi
Të shkruash për harresën
Kur mungon adresa e fjalëve

Kështu do të nisë koha
Kur duhet të fillojmë
Të harrojmë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult